5 Gusht 2023

 Gjermani ka rënë sasi e madhe breshëri deri në 30 centimetra, duke nxjerrë ekipet e pastrimit të dëborës për të pastruar rrugët e bllokuara.

Situatë problematike është regjistruar dhe në Slloveni, ku shirat e rrëmbyeshëm dhe vërshimet kanë lënë të vdekur të paktën tre persona, ndërsa shumë të tjerë u evakuuan.

WhatsApp Image 2023-08-05 at 15.52.16

Në qytetin e Ljubno, lumi rrëmbeu shtëpitë dhe shkaktoi rrëshqitje të mëdha dheu. Rajoni Koroska në Slloveninë veriore, në kufi me Austrinë, u godit më rëndë, dhe urat e rrugët u shkatërruan. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike u ndërpre në disa zona, duke lënë në errësirë rreth 16,000 familje.