6 Gusht 2023

Makina e fundit që Mbreti Zogu I pwrdori gjatw kohws kur qwndronte nw Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes, më në fund kthehet në Shqipëri.

Lajmin e ka dhënë gazetari Blendi Fevziu në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se makina “Rover” e prodhimit të limituar e vitit 1949, e porositur nga mbreti shqiptar, u përdor nga Mbreti deri në vdekjen e tij në Paris më 1961.

“Makina e fundit qe Mbreti Zog perdori ne Egjipt dhe ne France perpara vdekjes, me ne fund kthehet ne Shqiperi. Makina Rover e prodhimit te limituar e vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar ne mergim dhe e perdorur prej tij ne Egjipt dhe me pas ne France ishte prej shume dekadash prone e nje koleksionisti francez. Ajo u perdor nga Mbreti deri ne vdekjen e tij ne Paris me 1961. Me interesimin e Ambasadorit shqiptar ne France dhe fale pasionit te Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog me gjithe dokumentat origjinale u ble mga ky i fundit dhe sot mberriti ne Shqiperi. Do te jete pjese e muzeut qe Bodinaku do hape ne Tirane.”-shkruan Fevziu.

Gazeta Shqip