19 Janar 2024

Policia ka konfiskuar dy piktura të vjedhura të Pablo Pikasos dhe Mark Shagallit, në qytetin belg të Antwerpit.

“Veprat e artit ‘Tete’ (‘Koka’) e piktorit spanjoll Pikaso dhe piktura ‘L’homme en priere’ (‘Njeriu duke u lutur’) e artistit franko-rus Shagall, i lindur në atë që sot është Bjellorusia, u gjetën të padëmtuara në një bodrum”, njoftoi agjencia e lajmeve Belga, që citon policinë.

Dy veprat e artit ishin vjedhur nga një koleksionist arti në Tel Aviv në vitin 2010 së bashku me disa bizhuteri.

Në fund të vitit 2022, autoritetet u njoftuan nga një banor belg në Namur, kryeqyteti i rajonit të Valonisë, se një person po ofronte veprat për shitje.

Më pas policia nisi hetimet. Tashmë për të dyshuarin është lëshuar një urdhër arresti.

Nga OraNews