Gjekmarkaj: PD synon mandatin e pestë në Lezhë!

26/04/2021

Drejtuesi i listës së deputetëve të PD-së në Lezhë, Agron Gjekmarkaj shprehet se në këtë qark Partia Demokratike ka arritur një fitore bindëse.

Në një reagim për mediat, Gjekmarkaj shprehet se Partia Demokratike është kudo në rritje në qark. Gjekmarkaj shprehet se mandati i pesë i PD në Lezhë është shumë afër.

“Partia Demokratike është kudo në rritje në qark. Në Mirditë dhe Laç po fiton në çdo kuti votimi! Në Lezhë pothuaj në të gjitha ish-komunat është në avantazh dhe një rikuperim i ndjeshëm në qytetin e Lezhës në raport me vitin 2017!

Me gjithë shitblerjet e grupeve kriminale dhe të pushtetit, me shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti mbi 700, qytetarët kane votuar masivisht Partine Demokratike dhe Lulzim Bashën!

Në Mirditë u mbyll numërimi për partitë dhe PD kryeson me pothuaj 1200 vota!

Lezha Mirdita dhe Kurbini kanë votuar ndryshimin, mandati i pestë është shume afër!”,- shprehet Gjekmarkaj në reagimin e tij.