20 Shkurt 2024

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, reagoi pas protestës së sotme të opozitës, duke shkruar se “Magjia e bashkimit kthehet në uragan popullor”.

Gjekmarkaj poston disa foto nga protesta e zhvilluar mbrëmjen e kësaj të marte, e cila për herë të parë zhvillohet pa praninë e liderit historik të kësaj partie, Sali Berisha.