20 Shkurt 2024

Këshilltari i grupit parlamentar të Partiës Demokratike Everest Dedaj nga studioja e emisionit televiziv, denoncoi arrestimet nga ana e policisë të protestuesve që morën pjesë në protestën e opozitës para Kryeministrisë.

“Deri tani janë 8 persona të ndaluar, dhe pamjet e publikuara në media tashmë të këtyre  arrestimeve  dëshmojnë një ndërhyrje të dhunshme të policisë.

Është e paarsyeshme të ushtrosh dhunë gjatë shoqërimit, sepse ka një moment këtu ku policia kërkon që të mbjellë frikë tek protestuesit në mënyrë që kushdo që ka vendosur të protestojë të mos i bashkohet kësaj proteste”, theksoi Dedaj.

Gazeta Sot