Gent Cakaj: Ky është lajm fantastik për gjithë shqiptarët

20 SHKURT 2020

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj dha lajmin se Xhamaika ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Cakaj shprehet se ky është lajm fantastik për gjithë shqiptarët.

Cakaj shkruan:

“Një lajm fantastik për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi. Xhamaika tashmë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës! Ky veprim shënon jo vetëm një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamaikës por edhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare!”.

Gazeta Sot