14 Dhjetor 2023

Gazetari Elton Qyno thotë se në SPAK dosjet më të nxehta janë ato të bisedave të SKY.

Por, sipas tij nëse hapen bisedat e SKY, aty do të shpërthejë një vullkan.

Qyno i cili u mor në pyetje një ditë më parë nga SPAK për rreth 6 orë tha se thirrja e tij u bë pasi vetë Qyno kishte përparuar me këto biseda të SKY, dhe ata nuk i kishin prekur me dorë këto biseda.

“Sot për sot në SPAK dosjet më të nxehta janë ato të bisedave të SKY. Nëse hapen bisedat e SKY, aty do të shpërthejë një vullkan. Dhe për të ndaluar këtë, me forcë, dhunë, u bë kjo lloj forme që të mos dalë asnjë bisedë pa u seleksionuar nga prokuroria e SPAK, për zyrtarë apo grupe kriminale. Unë kisha përparuar me këto biseda të SKY, dhe ata nuk i kishin prekur me dorë këto biseda dhe ata ndërhynë në këtë mënyrë të dhunshme, në mënyra që nuk i është bërë ndonjëherë ndonjë gazetari.

Më kanë kontrolluar në shtëpi, makinë, jam kontrolluar fizikisht në zyrë dhe më pas në ambientet e punës. Janë 4 kontrolle të bëra. Edhe vendimet i kanë nxjerrë brenda ditës. Unë rrija në zyrë i mbyllur, këta bënin shkresa dhe më pas gjyqtarja Atalanta Zeqiraj i firmoste me të shpejtë dhe më pas shkuan e bënë kontrolle e sekuestrime.”, tha gazetari Elton Qyno./ CNA