14 Gusht 2026

Gazeta e njohur zvicerane ‘Tages Anzeiger’ publikoi një shkrim të gjatë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri. Gazeta ndalet tek projekti i investimit në Zvërnec, duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi që Edi Rama të mos e dinte se çfarë po ndodh, pasi ai kontrollon gjithçka në vend deri në detajet më të vogla.

Gazeta thekson se ky fakt del hapur në librin ‘Albanian Files’ që është botuar në Zyrih të Zvicrës. Madje gazeta shkruan se vetë Edi Rama drejton personalisht bumin e ndërtimeve, që realizohen edhe me paratë e mafies së drogës.

“Në fakt, Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme në vend. Kryeministri është i diplomuar për pikturë dhe së fundmi ka ekspozuar edhe në Art Basel.

Se si e imagjinon ai të ardhmen arkitekturore të vendit të tij, tregohet në librin “The Albanian Files”. Në rreth 800 faqe prezantohen më shumë se 500 projekte ndërtimi, të hartuara nga 60 studio ndërkombëtare arkitekture në Shqipëri. Parathënien e librit e ka shkruar vetë Rama.

Disa arkitektë pranojnë hapur se janë kontaktuar drejtpërdrejt nga kryeministri përmes ËhatsApp-it ose Instagramit, me kërkesën për të hartuar projekte për Shqipërinë – projekte që më pas, sipas pretendimeve, janë realizuar edhe me paratë e mafias së drogës.

Sipas aktivisteve dhe gazetarëve të pavarur, në raste të tilla nuk zhvillohen tenderë publikë. Sipas akuzave të tyre, Rama shpesh merr vendime dhe qeveris si një autokrat.

Një arkitekt nga Roterdami e lavdëron këtë liri të pakufishme dhe madje i uron Ramës të qeverisë për gjithë jetën.

“The Albanian Files” është botuar nga Lars Müller Publishers në Zyrih. Disa aktivistë në Tiranë e konsiderojnë tashmë librin si një lloj “aktakuze të shkruar kundër Edi Ramës”.

Rama i mohon akuzat dhe i cilëson ato si pjesë të një fushate kundër tij dhe Shqipërisë,” shkruan gazeta zvicerane Tages Anzeiger.