Garda përgatit evakuimin e Lulzim Bashës, makinën e kreut të PD-ë e kanë parkuar…

8 JANAR 2022

Burime bëjnë me dije se garda e Republikës është bërë gati për evakuimin e Lulzim Bashës nga selia, pas rrethimit që i është bërë nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Basha i bllokuar në katin e dytë”, Artan Hoxha publikon pamjet: Është pa rrugëdalje. Fati i tij mbetet në duart e…

Gjithçka në kaos/ Xhama të thyer dhe dyer të shqyer, ngjiten në kat të dytë me litarë dhe shkallë, demokratët duan ti shkojnë Bashës në zyrë, hidhet gaz brenda selisë. Ja ç’po ndodh brenda PD-së

Situata në PD/ Mbështetësit e Berishës hapin edhe derën e pasme, tentojnë të thyejnë…

Bëhet me dije se makina e Bashës është parkuar në ambientet e Kuvendit, nga ku pritet që të bëhet dhe largimi i kreut të PD-së nga punonjësit e gardës.

Pasi protestuesit tentuan që të hynin në seli, duke hapur një prej dyerve, nuk kanë mundur të depërtojnë brenda godinës, ndërsa kanë zgjedhur si alternative që të futen përmes dritareve. Berisha iu kërkoi demokratëve që të nxjerrin nga zyra kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Dhjetra makina policie janë parkuar në ambientet e Kuvendit, dhe pritet që të ndërhyjnë në rast të përshkallëzimit të tensioneve.

Sot po mbahet protesta kombëtare para selisë së PD-së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër kreut aktual Lulzim Basha.

Gazeta Sot