Don Kishotin dhe Nastradin Hoxhën, që takojnë gotat e dollisë miqësisht.

7 Maji 2024

Artisti Arben Meksi ka fituar çmimin e tretë në konkursin ndërkombëtar të karikaturës të mbajtur në Zagreb të Kroacisë “Letërsia në karikaturë”. Medaljen e bronzit karikaturisti vlonjat e mori në veprën me temë “Bashkëjetesë dhe identitet”, ku ka realizuar dy figura emblematike të dy qytetërimeve Don Kishotin dhe Nastradin Hoxhën, që takojnë gotat e dollisë miqësisht.

Çelet ekspozita ‘Muri’ në galerinë ‘Vilson Kilica' të Fierit, ekspozohen piktura dhe skulptura të 13 artistëve

Në këtë edicion të 29-të të kësaj gare, Meksi u vlerësua me medaljen e bronxtë për metaforën e goditur, humorin, por edhe realizimin artistik të veprës. Në konkurs morën pjesë 389 artistë nga 64 vende të botës dhe u paraqitën 882 punime. Qëllimi i këtij konkursi ishte që përmes personazheve shumë të njohur të letërsisë botërore të vendosur në situata të ndryshme të përcilleshin përmes humorit, filozofisë e simbolikës  mesazhe universale. Kompeticioni në vazhdimësi të tij ka trajtuar tema që shqetësojnë njerëzimin në botë.

Ky çmim, ka një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria nuk po kalon një nga momentet më të mira të saj sa i përket zhanrit të karikaturës, të neglizhuar institucionalisht