Fundi i një Perandorie – Roma nuk u shkatërrua nga barbarët, thonë të dhënat nga antropologjia molekulare

11 Maji 2026
Fundi i Perandorisë Romake të Perëndimit u verifikua në vitin 476 dhe gjithnjë është lidhur me migrimet në masë të popullsive të evropës veriore. Pushtimet barbare dhe momenti i mbërritjes së klaneve shënoi fundin e dominimit romak duke ndryshuar asetet shoqërore dhe demografike të gjithë konintentit.
Por analiza dhe studimet e reja janë duke hedhur poshtë këto teori, duke mohuar mitin e pushtimeve barbare të dhunshme dhe papritura.
Kësaj here me anë të antropologjisë molekulare po rishqyrtohen detajet e epokave të largëta.
Sikurse edhe tranzicioni nga epoka e Antikitetit në atë Mesjetare, që ka qenë objekt i një studimi të publikuar në revistën Nature.
Rënia e Perandorisë Romake nuk ka qënë një moment, por një proces, dhe pushtimet barbare, nuk kanë qënë as të dhunshme, as të papritura, dhe as shkak.
Përmes tekninkave është arritur të rindërtohen origjinat gjeografike të popullsive që banonin përmes vijës së lashtë kufitare të Perandorisë, në pjesën jugore të gjermanisë së sotme, zakonet e tradita e tyre të përditshmërisë, strukturat familjare dhe deri tek pritshmëria e jetës.
Është analizuar trashëgimia gjenetike e eshtrave të rreth 250 persona që kanë jetuar në vitet 400-700 të e.s dhe janë konfrontuar me rreth 2900 gjenomaantike, mesjetare dhe moderne.
Rezultatet tregojnë se grupe të vogla individësh me prejardhje prej zonave veriore të Evropës kishin nisur të migronin drejt jugut shumë më herët nga ajo që konsiderojmë si fundit e perandorisë. Madje kishin adoptuar stil jetese tipik romak.
Të dhënat tregojnë se në momentet e para të zbritjes së tyre, emigrantët veriore jetonin të veçuar nga pjesa tjetër e komunitetit, në toka bujqësore dhe zona periferike, ku toka i jepej për kundrejt paktit te kufizimeve martesore, gjë çka jepte siguri për mbajtjen e karakteristikave gjenetike të ndara.
Duke analizuar gjenetikën deri në shekullin e VI, në pah dalin dy përbërje gjenetike kryesore dhe të ndara, njëra tipike veriore, e tjetra tipike mesdhetare por edhe me përzierje të evropes juglindore, deri të Azisë qendrore e karakterizuar nga një diversitet gjurmësh gjenetike, që pasqyron larminë e Perandorisë.
Por pas rënies së pushtetit romak, këto dy botë të ndara, nisën gradualisht të afroheshin e shkriheshin me njëra tjetrën edhe në nivel biologjik, përmes martesave.
Kështu emigrantët veriore dhe romaket nisën të krijonin komunitete të reja jo vetëm gjenetike por edhe kulturore, bashkime të cilat kanë vijuar në mënyrë linare deri në shekullin e VII, duke i dhënë origjinë profilit të popullsive të Evropës qëndrore.
Procesi i integrimit ka qenë linear dhe aspak i dhunshëm apo pushtues, përkundrazi gradual dhe i natyrshëm në miksimin e racave, por dhe kulturës romake, që duket plotësisht e asimiluar nga valët migruese veriore.
Në informacione të tjera dalin në pah nga ky studim, në bazë të analizave të eshtrave, mbi jetëgjatësinë. Mesatarisht burrat jetonin rreth 43.3 vjet, ndërsa gratë 39.8, me një diferencë ndoshta të lidhur me vdekshmërinë më të lartë tek grate si pasojë e komplikimeve të shtatzanisë dhe procesit të lindjes.
Megjithatë pavarësisht se jeta ishte më e shkurtër, 80 % e fëmijeve rritej me gjyshër në shtëpi, dhe rriteshin me këto figura familjare. Dhe është ky momenti ku rredikalizohet edhe më tepër modeli i familjes që do karakterizonte Evropën edhe për shekujt në vijim.
Janë rindërtuar edhe pemë gjenealogjike të detajuara, që dëshmojnë konfirmimin e bërthamave familjare të përbërë nga prindër e fëmijë, edhe fëmijë të birësuar, gjyshër.
Në linjë me influencën e krishtërimit dhe vije mëmisinë e praktikave dhe zakoneve romake, monogamia ishte normë, dhe kërkuesit kanë gjetur dhe verifkuar raste shumë të rralla të bashkimeve me më shumë partnerë.
Incesti ishte totalisht i refuzuar dhe i papranuar, ndryshe nga shoqëritë e historive të hershme antike P.E.S, dhe evitoheshin e ndaloheshin lidhjet fare fisnore deri në gradën e gjashtë, praktikë kjo shumë e thellë tek normat romake.
Gjithashtu analizat tregojnë edhe tendencën e patriarkalitetit, pra praktikat që ishin gratë që largohershin nga shtëpia atërore për të jetuar më pas me familjen e bashkëshortit.
Pra shkrirja mes racave dhe popullsive ndodhi gradualisht, dhe provat shkencore nuk mbështesin aspak historinë që kemi mësuar sipas së cilës pushtimet barbare i dhanë fund Peandorisë Madhështore Romake. Ishin të tjerë faktorë socio politike, ushtarake ekonomike etj, që ndikuan në rënien e saj.
