FOTO: – Puthja 2800 vjeçare, historia e dashurisë që sfidoi vdekjen

FOTO: – Puthja 2800 vjeçare, historia e dashurisë që sfidoi vdekjen

Kjo foto është shkrepur në 1972 dhe do mbetet në histori si simboli i dashurisë që triumfon mbi jetën dhe vdekjen.

Njihet me emrin “skeletet e Hasanlu” – raporton DITA.

Bëhet fjalë për dy skelete të zbuluar gjatë gërmimeve në Hasanlu (Iran) nga arkeologu Robert Dyson.

Hasanlu është një zonë e banuar nga njeriu që në antikitet.

Fillimisht arkeologët menduan se skeletet datonin 6 mijë vjet më parë por analiza e eshtrave nxorri se vdekja e të dyve ka ndodhur rreth 800 vjet përpara Krishtit.

Skeletet i përkasin dy njerëzve që në momentin e vdekjes kanë qenë nga 20 deri 30 ose 35 vjeç me një diferencë deri në 10 vite njëri nga tjetri.

Arkeologët kanë hipotetizuar se rrethanat e vdekjes kanë të bëjnë me një zjarr të madh që ka përfshirë Hasanlu pikërisht në vitet kur mendohet se datojnë skeletet.

Puthja 2800 vjeçare, historia e dashurisë që sfidoi vdekjen

Sipas këtij version dy të dashuruarit kanë tentuar ti fshihen zjarrit dhe kanë vdekur të asfiksuar.

Në momentin e fundit mashkulli ka hedhur një dorë rreth trupit të femrës, kurse kjo e fundit është zgjatur për ti kërkuar buzët.

Pamja do ngelet e pavdekshme.

b.m. / dita