Studiuesi Albert Nikollaj shkruan se ka arritur të deshifrojë piktogramën e një guri të gjendur në Balldren të Lezhës.

Studiuesi Albert Nikollaj shkruan se ka arritur të deshifrojë piktogramën e një guri të gjendur në Balldren të Lezhës. Bëhet fjalë për një gur, i cili është lëvizur në shtator 2019, aksidentalisht, në kishën e Shna-Prendës në Balldren të Lezhës. Me gjasë është marrë nga gurët e Kalasë së vjetër Ciklopike që ndodhet aty pranë, dhe që u shkatërrua gjatë regjimit komunist për të ndërtuar shtëpi të reja për banorët e zonës… Autori e ilustron imazhin e gurit edhe me interpretimet dhe gjetjet e fjalëve dhe kodeve që ka arritur të deshifrojë, kode këto që mund të hedhin dritë për studime të reja të lashtësisë. Ja çfarë shkruan autori karshi fotove përkatëse.

***

Siç shihet ne imazhet e mësipërme, kemi të bëjmë me shkrim Geg të periudhës së fundit Pellazge, gjendur ne Balldren (Lis-Lisus) Lezhe. Në fund të shkrimit prejhistorik shohim tre rrathë në të cilat janë gdhendur tre simbolet e Perëndive Pellazge (Syri i shqiponjës- Thoti) që simbolizon Zeusin, në të dytën e simbolit te Apollonit,(Poll, pjellje-riprodhim) në të tretin kemi simbolin e perëndisë Ares, në ketë rast ne rolin e mbarësisë ne Lundrim dhe luftra detare (Lis ishte ne lashtesi një port i madh)… Ne çdo fillesë të shkrimit, sipër simboleve kemi simbolin e Horizontit (Universit) simbolin e ripërtëritjes, (Dallandyshja) Shqiponjës « Ai -shqiponjës» Thoti-Zeusi, dhe simbolin e erës (Anijes akeje me vela) … (Fjala Akej= është e gjuhës Gege dhe shpjegohet me frazën “A kejt” (Te gjithë) në gjuhën e sotme shqipe)
Shkrimi i takon periodës kulturore në tranzicion mes fundit të paleolitikut dhe fillimit te neolitikut, sepse kemi njëkohësisht të përdorura një kombinim te shkrimit me piktograma dhe fillesave te shkrimit te pastër simbolik. Tanime Pela,(kali femer) qe u dha emrin Pellageve, mungon dhe është zevendësuar me Figuren e njeriut. Qartësisht nuk është nje shkrim greg antik, sepse ne te gjejmë vetëm shkronja që nuk i ka alfabeti i vjetër grek. Për nga Karakteret e përdorura është e njëjtë me Shkrimin e gurit te Mecha, shkruan ne gjuhen Maobite, gjetur ne detit e Vdekur, në Izrael… Por shkrimi i Balldrenit është shumë me i vjetër, sepse ka brenda dhe piktogramat….