Lajm Arkiv: Maks Velo përplaset me ministren Margariti: – Politika po e shkatërron arkitekturën me themel

31 Tetor, 2019

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti premtoi botimin e kolanës së veprave të arkitektëve shqiptarë. Artisti Maks Velo, e cilësoi hipokrizi këtë premtim, duke theksuar se politika e sotme po e shkatërron arkitekturen e vendit me themel.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti gjatë ceremonisë së nderimit të mjeshtrit Petraq Kolevica, premtoi se do të botonte kolanë veprash në shenjë nderimi për gjithë mjeshtrat e arkitekturës shqiptare.

Artisti Maks Velo tha se shpesh çmimet janë të pamjaftueshem dhe hipokrizi.

Nga ana tjetër arkitekti Maks Velo theksoi se politika e sotme, nuk respekton arkitektin dhe po i shkatërron veprat  duke i ricikluar pa i thirrur ndryshe nga çdo vend i botës.

Maks Velo është pjesë e enciklopedisë botërore të Arkitekturës, ku përfshihen 140 arkitektët më në zë në botë. /

Nga: ABC News Albania 24.7.2018