Flet fotoreporteri që fotografoi Panajot Barkën me kallashnikov: Nuk montoj imazhe, e dashuroj profesion tim. (dy foto). –

  • Nga: Telnis Skuqi

Unë  kurrë në jetën time nuk jam dënuar si fotoreporter që montoj fotografi.
Profesionin e fotoreporterit e kam dashuruar aq shumë, sa asnjëherë nuk ia kam bërë me hile këtij zanati.
Unë jam i dashuruar çmendurisht me këtë profesion.


Fotografia që po publikoj, ku shfaqet Panajot Barka me kallashnikov, është realizuar në vitin 1997 në ish Shtëpinë e Oficerave në qytetin e Gjirokastrës.
Personalisht nuk dua të diskutoj vendimin e gjyqësorit, sepse për mua vendimi i gjyqësorit i mirë apo i keq, respekohet, por i jap të drejtë Panajot Barkës të publikojë vendimin e formës së prerë, ku të citohet se fotografia është montazh dhe më urdhëron mua të fshij fotografine e tij nga interneti, në rast të kundër Barka është i detyruar të më kërkoj falje dhe të heshti.