Flakët përfshijnë pyjet e Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

14 Gusht 2026
Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në sipërfaqet pyjore të malit të Tërbunit, në Pukë.
Shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat pyjore kanë mbërritur në zonë, por terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve që lejojnë kalimin e mjeteve zjarrfikëse po e vështirësojnë ndërhyrjen.

Zjarri në Terbun, Pukë, 14 Gusht 2026
Për momentin, zjarrfikësit po përdorin mjete rrethanore dhe po punojnë për izolimin e flakëve në një prej fronteve të zjarrit.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri është përqendruar në sipërfaqet pyjore dhe nuk paraqet rrezik për banesat, stanet e bagëtive apo linjat e tensionit të lartë.
Ndërkohë, autoritetet dyshojnë se vatra e nisur në zonën e Fushë-Lajës mund të jetë shkaktuar qëllimisht.
