“FJALOR ENCIKLOPEDIK I VRESHTIT DHE I VERËS”. –

Doktori i Shkencave në Enologji, fusha e cila merret me studimin e verërave, Enver Ulqini, promovoi  në Shkoder librin e tij. “Fjalor Enciklopedik i Vreshtit dhe i Verës”, një libër viluminoz i cili sjell në nëj këndvështrim të detajuar të gjitha termat e vreshtarisë dhe verërave.

Autori ka punuar më shumë se tre vite për të sjell këtë botim, pas një pune të madhe voluminoze nëpër kantina të ndryshme.

Farmacisti Enver Dibra, njëkohësisht mik i doktor Ulqinit, vlerësoi punën e madhe të tij në botimin e këtij fjalori.

I pranishëm në këtë promovim ishte edhe nën/kryetari i Bashkisë Shkodër, Dritan Meta, i cili e cilësoi pasuri punën e doctor Ulqinit.

Doktor Enver Ulqini lindi në Shkodër në vitin 1944, ndërsa që prej 1966-ës është aktiv në kantina të ndryshme, duke kryer edhe studime për përmirësimin e cilësisë së verërave.