FAKSIMILE: Kullë 25 kate, tjetër vendim i Ramës për Bashkim Ulajn.-

Tiranës do t’i shtohet një tjetër kullë qiellgërvishtëse, që shkon deri në 25 kate.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar një leje ndërtimi për një kullë 21 kate mbi tokë dhe katër nëntokë, me orientim shërbime dhe banim.

Bëhet fjalë për një objekt në rrugën “Dervish Hima” në kryeqytet, me kompani ndërtuese “Gener 2”.

Vendimi është firmosur jo nga Bashkia por nga  nga kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri.

Në faksimilet që DITA ka siguruar, bëhet fjalë për projekt të miratuar tashmë nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Projektues është arkitekti Stefano Boeri dhe kompania e ndërtimit është “Gener 2” e Bashkim Ulajt.

Bashkangjitur duken dhe fotot e projektit që do të ndërtojë Ulaj, i vendosur në qendër të akuzave, pas skandalit të “Unazës” dhe OST.

Sipas dokumentave ndertimi do shtrihet në rreth 1700 m2 dhe do prodhojë mbi 18 mijë m2 sipërfaqe banimi dhe tregtie në një zonë ku çmimet vetëm pêr apartamente banimi nisin nga 2500 -3000 euro m2 minimumi, ndërsa për zyra dhe qëllime tregtare 3 dhe 4 fish.

Trualli ndodhet ngjitur me Ambasador 3 të Zamir Manes në një zonë të mbipopulluar me ndërtime të larta, pak metra larg hyrjes së stadiumit të ri (ish Qemal Stafa) dhe shumë afër Aba Center, kullë tjetër e njohur e Bashkim Ulajt.

I cili gjithashtu po “mbjell kulla” në zonën poshtë digës së Liqenit, për të cilat Bashkia kreu një përpjekje gjyqësore kurse Qeveria që drejton Këshillin e Territorit heshti.

e.k/ dita