
Evi Kokalari dekonspiron Edi Ramën, kush është miku personal që kryente transaksione financiare në SHBA në emrin e… Ndërkohë që ti (E. Rama) bën plane kë do të instalosh femrën e parë kryeministre, …

- Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka hedhur akuza të forta dhe të hapura ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa paralajmëron telashe të mëdha për shefin e qeverisë dhe për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, ajo dekonspiron (denoncon) mikun personal të Ramës, Ron Yeffet, i cili po merr koncesione të dyshimta në Shqipëri, pa asnjë ekspertizë të qartë. Kokalari kritikon fuqimisht mungesën e transparencës dhe akuzon Ramën se po trajton Shqipërinë si pronë private të familjes së tij. Ajo thekson vizitat e miliarderëve arabë, Al Mubarak dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dhe paralajmëron se këto lëvizje nuk kanë asnjë interes për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të tyre në kurriz të shqiptarëve.
Më tej aktivistja thekson se SPAK dhe autoritetet ndërkombëtare nuk do të jenë të ndikuara nga presionet politike dhe se çdo veprim i paligjshëm do të hetohet. Kokalari gjithashtu zbulon planet e fshehta për emërimin e kryeministres së parë femër, duke paralajmëruar se fokusi i elitës politike duhet të jetë në transparencë dhe jo në manipulim të pushtetit. Ajo paralajmëron se qytetarët janë të lodhur nga 34 vite vjedhje masive dhe nuk do të tolerojnë më keqadministrim. “Çdo gjë që është dhënë ose do të jepet pa transparencë, do t’i kthehet popullit shqiptar”, shkruan Kokalari, duke paralajmëruar se individët që mendojnë të arratisen nuk do të kenë mbrojtje nga shteti.
Ndërkohë ajo përfundon mesazhin me një paralajmërim të fortë ndaj të gjithë “kërmave moçali” të PD-së dhe elitës qeverisëse. Sipas saj, populli shqiptar duket i gatshëm për reagim, ndërsa SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë mbeten në vëzhgim, duke paralajmëruar një furtunë politike që mund të trondit skenën shqiptare. Ndërkaq kujtojmë se ky reagim i aktivistes Evi Kokalari, vjen pas zërave se kryeministri Rama i ka dhënë monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit, Ron Yeffet.
Ja reagimi i plotë i Znj. Kokalari:
“Edi Rama, Ron Yeffet është miku yt personal dhe dikush që ka bërë disa transaksione financiare (ose të paktën është përpjekur t’i bëjë) në emrin tënd këtu në Amerikë. Pse pikërisht ai po merr një kontratë të tillë me qeverinë e Shqipërisë, ndërkohë që nuk ka asnjë ekspertizë në këtë fushë? Të lutem bëj transparencë dhe konfirmo këtë lajm! Qartazi, këto kohë ke filluar ta trajtosh Shqipërinë sikur ta kesh pronë të familjes, dhe po ta them: nuk ke për të shpëtuar nëse nuk vërteton që çdo gjë që po bën është në interes të kombit.
Bën mirë të qartësosh opinionin publik, si për këtë kontratë ku miku yt personal duket se po merr koncesionin e furnizimit të ushtrisë shqiptare me armatime, ashtu edhe për çështjen e Sazanit dhe vizitat e Al Mubarak dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Tiranë. Të gjithë e dimë që këtyre të fundit nuk u intereson Shqipëria në asnjë nivel social apo intelektual, përveç pasurimit të tyre në kurriz të shqiptarëve, gjë që po e mundëson pikërisht ti. Ndryshe, këto çështje do të ngrihen si me ‘miqtë’ e tu në BE, ashtu edhe me individë në SHBA që mund të bëjnë diferencën. Që SPAK një ditë do të të hetojë, për këtë mos ki asnjë dyshim.
Edhe nën presion nga ministritë e tua, SPAK nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër. Ndërkohë që ti bën plane kë do të instalosh si femrën e parë kryeministre, po ta them unë: do të ishte më mirë të fokusoheshe për të shpëtuar lëkurën tënde, sepse disa prej nesh nuk ju ndahen më kastës suaj. Kush e di, ndoshta shumë shpejt shpërthen një revolucion në atë vend ku ti, Berisha dhe gjithë “vemjet” që mbani vërdallë, do të nxirren jashtë Parlamentit nga një popull i lodhur nga 34 vite vjedhje masive.
Por momentalisht, me sinqeritetin më të madh po të them: mos bëj gafa më të mëdha se ato që ke bërë deri tani, sepse çdo gjë që ke dhënë dhe do japësh, qofshin prona apo koncesione, do t’i kthehet popullit. Dhe të gjithë ju – ti që i jep sikur i ke të tuat, dhe ata që i marrin pa ju dridhur qerpiku – do të paguani shtrenjtë. Nuk do të ketë shtet që do t’ju mbrojë nëse mendoni të arratiseni. E njëjta gjë shkon edhe për çdo “kërmë moçali” të PD-së.”, shkruan Kokalari në rrjetet sociale.