13 Dhjetor 2023

Kanë daë pamjet e para të automjetit të agjentëve të BKH-së të cilët kanë mbëritur poshtë banesës së gazetarit investigativ, Elton Qyno, i cili është marrë për disa orë në pyetje nga SPAK.

Prej orës 10:00 paradite të kësaj të mërkure (13 dhjetor), gazetari investigativ, i cili mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit, Elton Qyno, është marrë në pyetje nga SPAK për disa orë me rradhë.

Raportohet se marrja në pyetje e Elton Qynos është bërë me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore. Gazetarit i është kërkuar që të tregojë burimin që i jep informacionet.

Urdhri për kontroll është bërë me vendim gjykate, me firmë të gjyqtares Atalamta Zeqiri.

Gazeta Sot