13 Prill 2023
MINISTRIA E KULTURËS RINISË DHE SPORTEVE – REPUBLIKA E KOSOVËS
FAKULTETI I ARKITEKTURËS – UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
ASOCIACIONI I ARKITEKTËVE TË KOSOVËS
Fton të merni pjesë në hapjen e ekspozitës:
“Arkitektura në kontekst tradicional”, 18 Prill 2023, në orën 18:00
KONCEPTET BASHKËKOHORE TË RESTAURIMIT, RESTAURIMIT RIJETËSUES DHE ZGJERIMIT, TË ZBATUARA NË PROJEKTET E MONUMENTEVE TË TRASHËGIMISË ARKITEKTURORE TË DISA PREJ QYTETEVE DHE FSHATRAVE TË KOSOVËS
Në këtë ekspozitë janë përfshirë projektet ideore të realizuara nga studentët e nivelit master në kuadër të hartimit të temave seminarike dhe temave të diplomave master të punuara nën mentorimin e Prof. Dr. Sc. Flamur DOLI, Arch. Fakulteti i Arkitekturës. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prishtinë
Autor i pregaditjes së ekspozitës: Prof. Asoc. Dr. Flamur DOLI, arch. ©
Si dhe në përurimin e dy monografive studimore të autorit:
Prof. Asoc. Dr. Flamur DOLI, arch.
1. Vernacular architecture of Kosovo, Prishtina 2022
2. Ruajtja e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë, Prishtinë 2021
Hapja e ekspozitës dhe përurimi i monografive do të bëhet në:
Foajenë e MUZEU KOMBËTAR në Tiranë, të marten,
më 18 Prill 2023, në orën 18:00