27 Prill 2024

Politikania nga Kosova, Edita Tahiri ka marrë pjesë në Konventën e Partisë së Lirisë ku ka mbajtur dhe fjalën e saj.

Tahiri tha se Meta është lider patriot që i duhet Shqipërisë.

Ajo shtoi se Edi Rama ka mbështetur ndarjen e kufijve dhe ka punuar për Serbinë.

Sipas saj, Rama tani i ka vënë syrin Sazanit.

Ndër të tjera Tahiri tha se Partia e Lirisë në krye të betejës kundër regjimit autoritar.

“Ilir Meta është lider patriot që i duhet Shqipërisë.

Është burrë shteti qe ka mbrojtur Kosovën dhe kundërshtoi hapur ndryshimin e kufijve.

Edi Rama ka mbështetur ndarjen e kufijve dhe ka punuar për Serbinë, që tani i ka vënë syrin Sazanit.

Partia e Lirisë në krye të betejës kundër regjimit autoritar.

Me këtë program që ka sot Partia e Lirisë jam e bindur se ndryshimi po vjen”, tha Tahiri.

Nga OraNews