Grita Dume

Edhe Grita Duma i kerkon Dorheqjen Bashes.

7 MARS 2022

“Tani para se te na drejtohesh ne me pyetje kam unë një pyetje për ty: A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?!

Lideri në një parti politike është 90 % dhe numrat dy tre apo 27 çfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vije Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike.

Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi Partia Demokratike.

Në këtë betejë në bëmë gjithçka të mos e bënim betejën Berisha kundër Bashës por nuk e evituam dot. Ju thoni sot këtu “o të jem unë ose këtu do jetë Sali Berisha” pra o unë o askush nuk mundet. Ç’ka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është edhe më i rrënjosur”, ka thënë ajo.