E diela sjell kthesën drastike të motit! Ja sa priten të ulen temperaturat dhe çfarë do ndodh me…

27 Dhjetor 2025
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë pasdite një parashikim për kushtet e motit gjatë fundjavës.
Sipas të dhënave meteorologjike, e shtuna dhe e diela do të jenë pa reshje shiu në të gjitha qarqet e vendit.
Po ashtu, parashikohet një ulje temperaturash, veçanërisht në zonat malore, ku termometri do të shkojë nën zero gradë Celcius.
Parashikimi
Reshjet:
Sot pasdite (e shtunë, datë 27) dhe nesër (e diel, datë 28) nuk priten reshje në të gjitha qarqet.
Temperatura:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 13 °C
në vendet e ulëta: 1 / 12°C
në vendet malore: -1 / 7 °C
Era:
Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare
