Digjen dhjetëra autobusët e linjave urbane në sektorin Rinia në Durrës, tymi “pushton” të gjithë zonën

27 Dhjetor 2025
Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Fllakës, në anë të rrugës.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri ka rënë në disa autobusa të linjave urbane.
Zjarrfikësit janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Njoftimi:
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
Nga OraNews
