18 Prill 2024

Dubai po rimëkëmbët ngadalë nga përmbytjet e mëdha pas reshjeve të një niveli rekord të së martës.

Përmbytjet bllokuan banorët në rrugë dhe shtëpi. Një banore, Rinku Makhecha, e cila jeton me anëtarët e tjerë të familjes, u zhvendos në shtëpinë e saj të sapomobiluar dy javë më parë.

E gjithë familja u evakua, por ajo tani është kthyer në shtëpinë e saj.

“Unë mendoj se askush nuk ishte i përgatitur për këtë lloj shiu, mendoj se askush nuk e priste që të ishte i tillë. Por siç mund ta shihni punëtorët e ekipeve të emergjencës janë duke u përpjekur të bëjnë më të mirën e tyre, thjesht do të marrë pak kohë, shpresojmë që herën tjetër të jemi të gjithë më të përgatiur dhe mos të ketë shira të tillë në vend.”

Pas stuhisë së rrallë të shiut që përfshiu Emiratet e Bashkuara Arabe qytetarët kanë nisur vlerësimin e dëmeve materiale në shtëpi dhe biznese.

Ndërkohë, aeroporti ndërkombëtar i Dubait do të funksionojë brenda 24 orësh.

Klan News