Nga; Shqipe Hoxha

Per Duklen  apo Dioklen shkruajnë historiani i shekullit parë (mbas Krishtit)  Plini , gjeografi i shekullit dytë (mbas Krishtit) Ptolomeo  e tjer, të cilet e kanë “njohur” nga afer ketë trashigimi të qytetrimit  ilir, të “pervetsuar”  nga romaket. Qyteti  antik Dioklea ose Dukla ishte e ndertuar  në  derdhjen e lumit  Zeta (Genta) në Moraçë, afer Potogrorices sotme (rreth 5 km në veri të saj). Dioklea ka qënë  kryeqytet i fisit  Ilir të Diokleateve .

Per kohen e shkaterrimit të ketij qyteti  të njohur Ilir mesojmë edhe nga albanologu kroat Milan Shuflaj ,i cili ndër të tjera thoshte : “..Qyteti i madh …Doklea u rrenua prej katastrofave natyrore  dhe fuqive barbare . Atë e goditi rendë termeti i vitit 518. Qyteti u shkretua rreth shekullit VII. Pjeset e tij të shkaperdredhura  i rrembyen  keshtjellat e aferta…( Milan Shuflaj ,Serbet dhe Shqiptaret ,fq.15).

Një spjegim me vlera  per rrjellojat e emrit të Diokles e bënë me punen e tij studimore (të çerekut të parë  të shekullit XX) , albanologu Milan Shuflaj i cili “nënvizonte” se ;  në veri , në treven e vjeter të dokleateve ilir ekzistonte provinca Doklea , Dukla e cila nën ndikimin e rrefimeve  mbi perandorin Dioklecian u quajt  Diokletia..(Milan Shuflaj; Serbet dhe Shqiptaret ,fq.37)

Diokletiani apo siç  thuhet më shpesh Diokleciani ka qënë perandor “romak” me origjinë të paster Ilire.
Një historian amerikan shkruan se Diokletiani lindi në një familje të panjohur dalmate ( Ilire N.B.), në fshatin Dokleas, në pellguan e bregut të liqenit Shkodres..(Edwin Jacques , Shqiptaret…fq.151).