16 Janar 2024

Ndodh shpesh tani që në rrjetet sociale është dikush që njofton se ka gjetur dëshmi të udhëtimit në kohë në një pikturë të vjetër.

Pas “vajzës me celular” të përjetësuar në një kanavacë të shekullit të 19-të, tashmë është kthyer në modë një “sinjalizim” i cili është propozuar në mënyrë ciklike prej disa vitesh: një sinjal që mund ta përkufizojmë si paleontologjik.

“Prania e pamundur” në këtë rast do të gjendej në një pikturë të krijuar në vitin 1562 nga artisti flamand Pieter Bruegel Plaku, dhe i ruajtur në Muzeun Kunsthistorisches në Vjenë.

Sipas disave, në këtë vepër artisti nuk ka futur tjetër veç disa dinozaurëve (ekzistenca e të cilëve, në realitet, u zbulua në shekullin e nëntëmbëdhjetë).

Piktura shfaq një ngjarje të përshkruar në një pasazh nga Bibla. Bëhet fjalë për vetëvrasjen e mbretit Saul në malin Gilboa pas disfatës me filistinët.

Skena përfaqësohet me shumë detaje, duke përfshirë disa ushtarë dhe sipas disa postimeve, pas kurrizit të tyre, do të ishin brachiosaurus.

Si është e mundur? Në fakt, kafshët në fjalë janë me siguri deve (kafshë të përmendura në pasazhin biblik në fjalë) vetëm se, thjesht, cilësia e tyre lë për të dëshiruar, sepse kushdo që i ka pikturuar nuk ka pasur disponueshmërinë e një modeli “pozues” për t’u frymëzuar.

E njëjta gjë ndodhi me luanët e pranishëm në shumë piktura mesjetare evropiane.