18 Prill 2024

KUKËS– Pranverë me dëborë. Ky është peizazhi, që iu shfaq para syve këtë të enjte banorëve të  zonave të thella malore, kryesisht në verilindje të Shqipërisë.

Në Shishtavec të Kukësit reshjet e dëborës kanë “zbukuruar” zonën në mes të muajit prill.

ABC News sjell pamjet fantastike të fshatrave, ndërsa banorët e zonës janë të detyruar të shtyjnë për më vonë punën përgatitore për mbjelljen e tokave, kryesisht me pataten, markën e tyre tipike, e cila i dallon nga zonat e tjera të Shqipërisë./n.m.abcnews.al