19 Prill 2024

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur protestuesit hedhin bomba molotov drejt Bashkisë së Tiranës.

Policët janë përpjekur të shuajnë flakët me bombola për shuarjen e flakëve.

Një pjesë e opozitës dhe disa qytetarë po protestojnë që prej orës 11:00 para bashkisë, pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni për abuzim me detyrën për dosjen ‘5D’.

Më parë, qytetarët hodhën bojë dhe mollë në drejtim të Bashkisë.

Aktualisht protestuesit para Bashkisë po tentojnë të hyjnë në ambientet e brendshme të Bashkisë Tiranë.

Të udhëhequr nga këshilltarët e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, ata po përplasen me Policinë.