26 Qershor 2026

Në një kohë kur prej një muaji qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama, ky i fundit ka marrë një “goditje” nga deputeti britanik Andrew Rosindell.

Teksa i referohet një deklarata të disa muajve më parë të kryeministrit ku deklaronte se “Britania e la Evropën sepse donte më pak anije dhe ka më shumë anije. E la Evropën sepse donte më shumë investime. Ka më pak investime”, sot deputeti Rosindell shkruan se Rama është i lirë të komentojë për Britaninë e Madhe, por se edhe ai ka të drejtë të shprehë mendimin e tij për Shqipërinë.

Në një postim në platformën X, Rosindell shkruan se gjatë vizitës së tij në Tiranë vitin e kaluar ka biseduar me shumë të rinj shqiptarë, të cilët, sipas tij, i kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga vendi.