3 Gusht 2026

Aktivisti Erikleo Çepa, i cili është një nga pjesëmarrësit në protestën qytetarë kundër qeverisë thotë se protestat kanë ngjallur frikë dhe mos besim tek vetë politika.

I ftuar në News24, Çepa iu referua disa informacioneve të brendshme paralajmëroi se ka deputetë që po përgatisin deklaratat e dorëheqjes, ndërsa solli edhe shembullin e Marjana Koçekut.

“Ka ngjallur frikë mes tyre, një mosbesim te njëri-tjetri. Kemi parë këto kohët e fundit që disa deputetë po përgatisin deklaratat për të dalë deputetë të pavarur. Një nga ata është edhe zonja Koçeku. Ka informacione të brendshme se mund të jenë bërë gati për të dhënë dorëheqje”, tha ai.

Ndërkohë i ndalur në debatet dhe përplasjet brenda Partisë Socialiste, aktivisti deklaroi se “nëse përçarja zmadhohen do ta shkatërrojë vetë kryeministrin dhe patronazhistët”.

Ai tha se protesta nuk ka një drejtues, duke sqaruar se qytetarët dalin në shesh për flamurin shqiptar.

“Kokë politike nuk besoj se do ketë. Për momentin jo, unë përfaqësoj flamurin shqiptar”, tha ai.