Ilir Meta

 29 Korrik  2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë publik një denoncim, i iniciuar nga disa qytetarë nga Tepelena, që ka zbuluar më pas një tjetër skandal lidhur me projektet rrugore.

Kete here, Meta tha se behet fjale per 1.5 km rrugë në by-pass do të kushtojë 28 mln euro.

Ilir Meta: Dua të falënderoj qytetarë nga Tepelena që kanë denoncuar një situatë mjaft të rëndë në Tepelenë, ku 1.5 km rrugë By-passi pa TVSH ka kushtuar 23 miliardë euro dhe thote qytetari ketu: “Hajdutllëk i tmerrshëm”.

Nuk është se mora për bazë vetëm atë denoncim, por bera dhe nje verifikim dhe rezulton plotesisht i sakte se vlera e kontratës është 2 miliarde e 389 milione lekë pa TVSH, pra i bie 24 miliarde lekë qe perputhet me informacionin e qytetareve.

E dhena tjeter eshte se ishte planifikuar që të dilte nga krahu tjetër i lumit, me vlere 11 mln euro. Diferenca me TVSH shkon 28 mln euro për 1.5 km.

E shume shpejt do te kompletohen gjithe strukturat kunder korrupsionit ne qarqe e bashki e kudo e do kete mundesi per gjithe qytetaret te dergojne denoncimet e ne do t’i ndjekim e dokumentojme te gjitha këto plaçkitje e grabitje në mënyrë shume profesionale”, tha Meta.