Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se nëse rrit çmimin e energjisë elektrike do të përballet me një ndër protestat më të fuqishme popullore.

Sali Berisha: – Nuk ka asnjë lloj lidhje kriza energjitike me të cilën kërcënon Rama, ka në themel vetëm vjedhjen përmes tregtimit të energjisë.

Dua ti deklaroj këtu nëse guxon të rrisësh çmimin e energjisë për konsumatorin, në mënyrë absolute do përballesh me revoltën më të fuqishme popullore që ka njohur vendi dhe unë i bëj thirrje që të përgatitemi me gjithë mundësitë tona ndaj këtij njeriu që është i aftë të bëj gjithcka kundra jush vetëm e vetëm për të pasuruar vehten, familjarët e tij, rrethin e tij të nomenklaturës së PS.

Rama, mos luaj me çmimin e energjisë, përndryshe do shpërthejë, PD, fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do organizojë një nga revoltat me të fuqishme që ka parë një vend, po tejkalohet çdo lloj limiti.

Gazeta Sot