Çka fshihet pas dy letrave për Serbinë që mori brenda muajit presidenti Biden nga kongresistët amerikanë?

10 NËNTOR 2021

Brenda një muaji, kongresistët amerikanë i kanë dërguar dy letra presidentit amerikan, Joe Biden, ku kërkojnë angazhim më të madh në Ballkan dhe vendosje të sanksioneve. Presidenti i ShBA-ve, Biden ka vendosur Ballkanin ndër 6 prioritetet e politikës së jashtme, ndërsa i dërguari special i Departamentit të Shtetit Escobar këtyre ditëve është në aksion, por shtrohet pyetja a është kjo pjesë e letrave, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Letra e parë e dërguar në fillim të tetorit, ku shtatë anëtarë të Kongresit lobues shqiptar shfrytëzuan tensionet në veri lidhur me targat që të thërrasin presidentin Biden dhe sekretarin e Shtetit Blinken, që Uashingtoni më aktivisht të kyçet në zgjidhjen e krizës në Ballkan.

Riçi Tores, Xhim Hajms, Elisa Slotkin, Xho Kortni, Monder Xhouns, Kerolin Malouni dhe Xhejms Mekgovern kanë shkruar se eskalimi i armiqësisë mes Kosovës edhe Serbisë kërkon dyfishimin e aktiviteteve për të rregulluar problemet.

Një muaj më pas, një grup i kongresistëve ka kërkuar që presidenti Biden të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve për ata që nxisin trazira e destabilizojnë Ballkanin, duke akuzuar si shkruan Radio Evropa e Lirës (REL) presidentin Vuçiq se ka thelluar korrupsionin dhe ka bërë presion te mediet.

Aty akuzohen mediet pro-qeveritare për raport të dobishëm e ndërsjellë me qeverinë dhe çështjen e ndërmarrjes Telekom që punët atje janë kryer fshehtas.

Edhe këtë letër e ka nënshkruar kongresisti Riçi Tores, që më herët ka premtuar se do jetë pasardhës i denjë i Engel si lobues i shqiptarëve së bashku me 6 koleg tjerë.

Në përgjigje rreth letrave, Vuçiq tha se nuk i trembet sanksioneve të bllokimit të pasurisë e llogarive sepse “nuk ka të tilla”, ndërsa sigurimi i respiratorëve nuk përbën korrupsion por luftë për Serbinë dhe këtë do ta bënte prapë.

“I lus të ngrihet dhe bllokohet pasuria jashtë vendit, mua nuk do të më gjejnë asgjë, sepse nuk kam asgjë jashtë vendit”, tha Vuçiq.

“Shkruani rezoluta, deklarata dhe çfarëdo që doni, në fund ne do qëndrojmë para qytetarëve edhe ata do japin vendimin përfundimtar”, tha ai, duke paralajmëruar rezolutë serbe dhe do shihet sa kongresistë do ta nënshkruajnë.

Letra e parë ishte nga mbështetësit shqiptar që paguhen për promovimin e Kosovës edhe më herët paraardhësit kanë vepruar njëjtë, fokusi mbetet Beogradi dhe Ballkani është në hartën e administratës së re, sikur që ishte edhe përpara.

Këtë e ka dëshmuar edhe Biden në bisedë me kancelarin Merkel, duke vënë Ballkanin ndër 6 pikat prioritet të politikës së jashtme.

“Ballkani perëndimor ku çështja më e hidhur është zgjidhja e raporteve dhe arritja e marrëveshjes mes Beogradit edhe Prishtinës u vendos në maje të prioriteteve të ShBA-ve dhe Gjermanisë”, u kumtua pas asaj bisede.

Çdo hap që më pas Biden bëri shkon në atë drejtim duke nisur nga emërimet e ambasadorëve në Prishtinë edhe Beograd dhe emërimi i Escobar si i dërguar për Ballkan.

Ambasadorin Christofer Hill mund të presim në fillim të vitit që vjen, por Escobar nuk priti shumë, me pjesëmarrjen e tij në Bruksel u zgjidh çështja e tabelave të regjistrimit dhe aktualisht ndodhet në BeH për zgjidhjen e krizës atje.

Si komentohen letra nga analistët, Docenti i Shkencave Politike Stevan Nedeljkovi tha se duhet marrë në konsideratë.

“Në rritjen e interesimit amerikan për Ballkan nuk do të ndikojnë letrat e tilla, por stabiliteti i luhatur në regjion, mos kënaqësia me demokratizimin dhe sundimin e ligjit dhe ndikimi rus e kinez. Normal nuk duhet thënë se nuk kanë rëndësi letrat, edhe nëse vetëm një kongresit do të shkruante letër dhe vërejtje për sundimin e ligjit, korrupsionin e tendencat autoritare dëmton imazhin e Serbisë në ShBA”, thotë Nedeljkoviç.

Nuk ka rëndësi sipas tij nga kush lobohet për këto letra.

“Besoj se përfaqësuesit e pushtetit në Serbi e dinë se një nga rrugët e përmirësimit të imazhit të shtetit tonë në ShBA shkon përmes përparimit në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit”, tha ai.

Kreu u Forumit të studimeve strategjike dr. Neven Cvetiçanin mendon se “letrat janë pjesë të procesit normal politik, ku kongresistë dhe senatorë i propozojnë administratës të ketë vëmendjen në çështjet dhe problemet globale. Duke nisur nga fakti se presidenti amerikan nuk ka mundësi të përcjell gjithçka që ndodhë në botë dhe që mund të jetë interes amerikan, në këtë kontekst letrat janë porosi për zhvillimet në këtë rajon”.

Ai potencoi se ka dallime të rëndësishme mes dy letrave në dy muajt e shkuar.

“Nuk mundemi që në secilën letër që përmendet Ballkani të themi se është bërë nga mbështetësit shqiptarë dhe ata ndikojnë në politikën e jashtme, gjë që do ishte naive mendimi i tillë. ShBA-të konsiderojnë se kanë interes në Ballkan dhe duhet shikuar këto letra me më pak ngjyra emotive dhe më shumë analizë edhe maturi për të mbajtur paqen faktike edhe sigurinë”, tha ai.

Gazeta Bota Sot