Çakejtë e Lubisë i turren Spiropalit, gruaja e ish-shefit të kabinetit të Ballukut dhe pronarja e supermarketeve…

Një sherr i fortë ka shpërthyer hapur brenda radhëve të Partisë Socialiste, duke sjellë në dritë përplasje të egra politike. Në qendër të këtij skandali bombastik është Etleva Serjani, bashkëshortja e ish-shefit të kabinetit të Belinda Ballukut, Florion Serjani, e cila dyshohet fort se vepron si pronare pas rrjetit të fuqishëm të supermarketeve “Conad”. E indinjuar deri në palcë nga lëvizjet e fundit të ish-ministres së Jashtme dhe ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ajo ka shpërthyer në akuza ndaj saj.
Ky reagim i tërbuar vjen menjëherë pasi Spiropali bojkotoi mbledhjen e grupit parlamentar dhe sfidoi hapur kryeministrin Edi Rama me idenë e saj për një “Shqipëri të Re”. Rama e ironizoi këtë koncept duke kërkuar draftin e marrëveshjes, por Spiropali iu përgjigj me një status të fortë në “Facebook”, ku kërkoi pastrimin e PS-së nga të korruptuarit. Ky status shërbeu si shkëndijë që “çakejtë e lubisë” të Ballukut të hidheshin në sulm, duke zbuluar armiqësinë e xhunglës që ekziston mes dy grave më të fuqishme të partisë. Etleva, e parë si zgjatimi i interesave të Ballukut, nuk ka kursyer asgjë dhe i ka komentuar direkt Spiropalit, duke ia përplasur të vërtetat në fytyrë. Reagimi i saj i plotë ishte një goditje e pamëshirshme.
“Me kë do ‘ta kesh’ këtë marrëveshjen e re, zonja Elisa Spiropali? Këtë vitin e fundit është ‘zbehur’*, ‘ndryshkur’ dhe ‘plakur’ PS-ja? Se vjet ishe drejtuese politike në zgjedhje dhe luftove për ato 83 mandatet me të cilat përfaqësohet kjo parti në parlament. Ky status do të ishte shumë i bukur nëse do ta kishte shkruar një socialist i ri, që ka hyrë në atë parti me idealizmin e një të riu dhe me shpresa e energji të reja, por jo nga ju që e keni mjelë atë parti sa keni mundur dhe keni pasur kohë e mundësi mjaftueshëm për të përmirësuar sado pak këto ‘të meta’ që thoni në status. Lartësohuni!”, shkruan Etleva Serjani, e cila është bashkëshortja e ish-shefit të kabinetit të ish-zv/kryeministres Belinda Ballukut, Florion Serjani, teksa i komenton zonjës Elisa Spiropali në “Facebook. Pra ky koment jo vetëm që nxjerr zbuluar luftën e egër të klaneve për pushtet, por ngre pikëpyetje të mëdha mbi rolin e Etlevës si pronare e bizneseve të mëdha që dyshohet se pronarë realë kanë ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, ndërsa përdoret si mish për top në luftën mes Ballukut dhe Spiropalit.
