Bullgari: – Placido Domingo është mik i forumit të parë ndërkombëtar “Kultura dhe biznesi – bashkë në botën digjitale” në Sofje

gusht 2021

Forumi prezanton mundësitë e reja për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore të Bullgarisë.

Këngëtari i operës me famë botërore Placido Domingo do të jetë një mik i posaçëm i forumit të parë ndërkombëtar, “Kultura dhe biznesi – bashkë në botën digjitale”, i cili do të zhvillohet më 30 gusht në Sofje. Forumi prezanton mundësitë e reja për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore të Bullgarisë. Ngjarja është nën egjidën e fushatës “Çudirat e Bullgarisë” dhe organizatës më e madhe joqeveritare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore “Evropa Nostra”, kryetar nderi i së cilës është Maestro Placido Domingo.

Placido Domingo ndodhet në Bullgari për koncertin e madh më 31 gusht, përpara kishës-katedrale “Shën Aleksandër Nevski” në kryeqytet, në të cilin do të këndojë me primën bullgare Sonja Jonçeva. Të dy do të këndojnë arie dhe duete nga opera të njohura, nën shoqërimin e Filarmonisë së Sofjes me dirigjent Najden Todorov. Ngjarja do të transmetohet live nëpër të gjithë botën.

Placido Domingo dhe Sonja Jonçeva.

Nga: Vesella Krësteva