21 Prill 2024

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka paralajmëruar se “Perëndimi është një hap larg dërgimit të trupave në Ukrainë.

“Është një vorbull lufte që mund ta tërheqë Evropën në humnerë. Brukseli luan me zjarrin” – vazhdoi lideri hungarez.

Më tej ai tha se në Evropë atmosfera është ajo e luftës dhe politika është e dominuar nga logjika e luftës. “Unë shoh përgatitjen për luftë nga të gjithë”, tha ai.

Megjithatë, Orban sqaroi se vendi i tij duhet të qëndrojë jashtë saj. “Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk e duam atë dhe nuk duam që Hungaria të kthehet në lojën e fuqive të mëdha”, u shpreh Orban.