23 Janar 2024

Blegtorët e Qarkut të Fierit kanë dalë mëngjesin e kësaj të marte në protestë duke bllokuar rrugën Levan – Vlorë.

Qëllimi i kësaj proteste që vjen një ditë pas protestës së blegtorëve të Gjirokastrës.

– Është kundër monopolit që duan të krijojnë fabrikat e përpunimit të qumështit në çmimet e blerjes së qumështit, lëndës së parë për përpunim, shtuar kësaj mungesës totale të mbështetjes nga qeveria.