BIMORE, POR JO PA RREZIK! Farmacistët paralajmërojnë: – Jo çdo suplement bimor është i përshtatshëm për këdo

15 Gusht 2026
Suplementet bimore po përdoren gjithnjë e më shumë, por farmacistët paralajmërojnë se origjina natyrale nuk i bën ato automatikisht të sigurta apo të përshtatshme për këdo. Zgjedhja e tyre duhet të bëhet pas konsultimit me profesionistë dhe jo vetëm mbi këshilla të marra në rrjetet sociale.
Por përdorimi i tyre nuk duhet të bazohet vetëm te këshillat apo informacionet e marra në rrjetet sociale. Farmacistja Flutura Dega thotë se një pjesë e rëndësishme e konsultimit lidhet me problematikën që paraqet pacienti dhe, kur është e nevojshme, edhe me analizat apo historikun e tij shëndetësor.
Dega shpjegon se në treg gjenden produkte të ndryshme me bazë bimore, ndërsa qytetarët interesohen më së shumti për suplementet që lidhen me problematika të caktuara shëndetësore.
Ajo thekson se fakti që një produkt është bimor nuk do të thotë automatikisht se është i përshtatshëm apo i sigurt për këdo.
Dhe megjithëse shumë prej këtyre produkteve mund të blihen pa recetë dhe gjenden edhe jashtë farmacive, këshilla e farmacistëve është që zgjedhja e suplementit të mos bëhet vetëm mbi bazën e informacioneve të marra në rrjetet sociale, por pas konsultimit me një profesionist.
