Berisha: – Dash Sula rreshtohet me opozitën e opozitës
13 Mars 2025
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pati një deklaratë për mediat këtë të enjte. Ai u pyet në lidhje me vendimin për deputetin Dashnor Sula që u la jashtë listave të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit. Për këtë arsye, Sula vendosi që të kandidojë për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet. Pavarësisht se respekton vendimin e tij, Berisha thotë se kjo nuk është zgjidhja më e mirë e Sulës.
“Mbrojtja e kryeministrit është puthja e judës për Dash Sulën i cili ka karrierën e tij, por mendoj se hapi që bëri të rreshtohet me opozitën e opozitës pra de facto me një patericë të Edi Ramës nuk është zgjidhja në vlerësimin tim, megjithëse unë respektoj zgjedhjen si thelbin e lirisë të ccdo individi”, tha Berisha.
Sa i përket kandidatëve që kanë braktisur garën sepse nuk ishin në zonë të sigurt, Berisha u përgjigj kështu.