13 Mars 2025

Partia e Lirisë ka prezantuar 12 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Në fjalën e tij, sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi tha se që nga viti 2008, dhe më 11 Maj listat e hapura  do të jenë edhe prova më e qartë e fitores sonë dhe triumfi i vërtetë i demokracisë.

“Presidenti I Partisë së Lirisë,  Ilir Meta do të konkurrojë në 11 Maj në listën e hapur të Qarkut Tiranë, duke vendosur përballë një sfide madhore të gjithë klasën politike,  dhe duke dhënë një shembull të jashtëzakonshëm që motivon dhe frymëzon betejën tonë që do të kurorëzohet më Fitoren e Koalicionit “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj”, tha Blushi.

Teksa ka falënderuar dhe 3 kandidatët e tjerë për deputetë të PL në listat e mbyllura të PD në disa qarqe, Edmond Haxhinasto, Brunilda Haxhiu dhe Erisa Xhixho, sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi tha se me votat e Partisë së Lirisë, që do të jenë më shumë se sa 12 mandatet që, garantohen 20 mandate të sigurta në të gjithë Shqipërinë.

“Në këtë mënyrë ne do të arrijmë jo vetëm objektivin tonë për grupin parlamentar dyshifror por edhe për të garantuar të paktën 84 votat e domosdoshme kushtetuese për të realizuar dhe vënë në jetë Shqipërinë madhështore që meriton çdo shqiptar”, tha Blushi.

Gjatë takimit me kandidatët e PL në listat e hapura, u prezantuan, Gentjan Cala i listës së hapur të qarkut Korçë, Elmira Ndrevashaj në Qarkun e Shkodrës, Viktor Tusha dhe Dashamir Xhika në listat e hapura të PD në qarkun Elbasan, Arben Çuko në listën e hapur të PD në Fier, Lefter Maliqi në listën e hapur të PD në qarkun Berat dhe Adriatik Hoxha në listën e hapur të PD për qarkun e Durrësit.