11 Prill 2023

Publicisti dhe shkrimtari Gani Mehmetaj ka reaguar ndaj Baton Haxhiut.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmetaj e quan Haxhiun “Baton Satanishiqi nga Drenica”.

Këto fjalë ai i thotë pas një debati të ashpër që është zhvilluar mbrëmë kur ishte pjesë Imer Imeri dhe kërkonte zbardhjen e vrasjeve politike.

“Kurrë nuk me hiqet nga mendja dialogu i kriminelit Millosheviç në Hagë me Batonin e Drenicës: “Ti ke qenë spiun i yni apo jo?”. Batua heshte. “Dëshiron të ta dëshmojë?”. Bato shkretani nuk ia kthente, si ta kishte tredh Milosheviçi”, shkruan ai.

Tutje ai shprehet se Haxhiu është në siklet të madh.

Gazeta Bota Sot, Prishtine.