24 Nentor 2023

Të premten, Lulzim Basha ka shpërthyer në sulme dhe fyerje ndaj gazetarëve, të cilët e kanë pyetur për mungesën e tij në protestën e deputetëve të opozitës si dhe për deklaratat e bëra ndaj Gazment Bardhit, pasi ky i fundit i nxori detaje për vilat e tij.

Basha humbi kontrollin, pasi u pyet nga gazetarët se a do ta padisë Gazment Bardhi, pas publikimit të detajeve për vilat e tij. Deputeti edhe njëherë gënjeu, ku tha se nuk ka bërë deklaratë se do të padiste Gazment Bardhin.

“Mos bërit more, gënjeshtrat që hidhen nga politikanët për fat të keq nuk gjykohen nga gjykata. Nuk kam thënë në parlament që do e padis. Kam thënë që do të sjell në parlament dy propozime. Këta që shpifin, si ky që shpif, ti që përhap shpifjen e tij. Të bëhet Vettingu im i pari, ama edhe i shpiftësit”, u shpreh Basha ndaj gazetarit Ermal Rizai, i cili e pyeti, nëse do ta padiste për shpifje Gazment Bardhin.

Kujtojmë që në seancën e datës 5 tetor, Basha tha se do të shprehet drejtësia për deklaratat e bëra nga Gazment Bardhi që familja e tij kishte përfituar 2 kate në një nga kullat më të shtrenjta në kryeqytet.

Nga: CNA