Basha refuzon sërish Ramën: – E ka pranuar humbjen, prandaj kërkon bashkëqeverisje

15 PRILL 2021

Nga Kombinati ku zhvilloi takimin elektoral të radhës, lideri i PD, Lulzim Basha ka refuzuar sërish ftesën e Ramës për bashkëpunim pas zgjedhjeve.

Basha u shpreh se me ftesën e tij, kryeministri Edi Rama po e pranon humbjen më 25 prill, ndaj ka propozuar idenë e bashkëqeverisjes PS-PD.

“Edhe Edi Rama e di që shqiptarët ia kanë mbyllur derën, e ka pranuar humbjen, kërkon të bashkëqeverisë me ne. Dua t’i them nga Kombinati që nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vijë përmes përkushtimit, Aleancës për Ndryshim, votoni numrin 9 për ndryshimin. Vetëm vota juaj do e bëj ndryshimin realitet. Për të bërë ndryshimin e mundur për ju vetë, prindërit tuaj votoni numrin 9.”, u shpreh Basha.

Kryeministri Edi Rama la të hapur mundësinë e një bashkëpunimi me Lulzim Bashën, pas zgjedhjeve të 25 prillit, me kusht që lideri demokrat të shkëputej plotësisht nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Gazeta SHQIP