15 Maji 2023

Nga Albert Vataj

… Askush nuk ka humbur më shumë në këto zgjedhje se sa fituesi. Kryeministri, Edi Rama, dhe gjithë ato mendjekthjellët të mbetur në Partinë Socialiste, e kuptojnë se kjo fitore është e papërballueshme për ta. Jo vetëm për ta, por edhe për pushtetin më të centralizuar në botë. Kjo fitore është historike për PS-në, por drithëruese për barrën politike që u bie përsipër atyre që u duhet sot të festojnë. …

…  Gjithsesi ky rezultat, më shumë se fitore e të fortit, fitore e makinerisë shtetërore, është fryt i një punë të palodhur dhe përkushtimi, diku-diku edhe i imponuar nga kamzhiku shfave punëdhënës dhe të përulurve “miritokratë”. Ishte dhe shënjoi si një fitore dhe një organizimi perfekt makiavelist. Kandidatët s’patën nevojë për projekte dhe premtime elektorale, sepse zgjedhësi e di tashme se çfarë mund të përfitojë dhe si do të shpërblehet. PS thjeshtë duke sharë e anatemuar, sulmuar dhe denigruar opozitën, e cila ishte e humbur që pa hyrë në zgjedhje, arriti fitore të frikshëm. …