6 Korrik 2026

Një nga protestuesit që mori fjalën në ditën e 37-të të protestës qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës lëshoi akuza të forta për, sipas tij, keqmenaxhimin e pasurive natyrore të vendit dhe braktisjen e interesit publik.

Ai u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht emigrantëve, të mos qëndrojnë indiferentë dhe të bashkohen me protestën.

Në fjalën e tij, protestuesi foli për shfrytëzimin e lumenjve nga HEC-et, ndotjen në zonat naftëmbajtëse, mungesën e përfitimeve për banorët dhe e cilësoi lëvizjen qytetare si “Revolucioni i Shqiponjave”, duke e paraqitur atë si një reagim për mbrojtjen e pasurive dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Protestuesi: Anulloni shitjen e Shqipërisë! Ju bëj të ditur emigrantëve, ju lutem, ju vini shpeshherë, por atdheu në këto momente na do këtu. Sepse, siç e kemi trashëguar atë fjalinë që “uji fle, por armiku s’fle”, pra, ata janë aty duke pritur të flemë ne, të na marrin përsëri ato resourset që kanë nën aty, me një mendim se “hë, se shqiptarët ndoshta do t’ia harrojnë”. Por ne e dimë! Kjo është shitja e Shqipërisë, është e treta herë në historinë e Shqipërisë që kërkojnë ta ndajnë popullin e shqiponjave. Dhe pse e thërrasin “Revolucioni i flamingove”? Ato janë të bukura, por jetojnë në tokën e shqiponjave, kështu që ky është Revolucioni i Shqiponjave!

Tani, kam një fjalë, për atë që ka dalë me një tabelë, që të mbrojmë lumin e Zall Gjoçajt. Pra, lumi i vdekur, tani ai është futur në tubacione, është një lumë i vdekur. E, Taulant Balla, sa lumenj ke të vdekur në Librazhd? Librazhdi ka 80 HEC-e! Ti i ke dalë në krah atij Ramës në këto momente. Sa banorë ke gënjyer, ke mashtruar, se do shfrytëzohej vetëm gjysma e lumenjve, por ato lumenj tani janë futur të gjithë në HEC, dhe nuk ka as ujë bagëtia. Kjo është e vërtetë, nuk ka as ujë për bagëtinë!

Prandaj duhet të themi që uji fle, por armiku s’fle. Ata janë aty, në momentin që ne do flemë, do qetësohemi, ata do fillojnë përsëri ato resourset e tyre, që s’dihet për çfarë janë, por e dimë ne. Duhet t’ia bëj edhe të ditur atij bythos… mjaft i qëndrove në krah atij Ramës se po bëhen 20 vjet që mes komunitetit çam ekziston një fjalë: sigurisht, drejtori i arkivës ka zhdukur me dhjetëra pashaporta çame kur ata erdhën, u ndërtuan në vitin 1945. Prandaj SPAK-u nuk duhet të flejë! Sepse jemi në tradhti kombëtare, pra tradhtarët kanë marrë rolin kryesor si trima të mediave dhe na kërcënojnë ne, njerëzve të thjeshtë, që s’kemi çfarë të humbim.

Të shohin se çfarë atdheu! Unë jam një naftëtar, hajde të shikoni atje, në Mallakastër! Në Kuçovë, ku është edhe nafta më e madhe, që mbushen çdo ditë vaskat dhe nuk dihet se ku shkojnë. Hajde shikoni në Marinzë! Që gjithë banorët ndoten nga ajri i rëndë, gaz, squfur, lloj-lloj gjërash. Janë miliona euro që janë… pra Evropa ka standarde dhe thotë që ju, kompanitë e naftës, që jeni aty dhe ndotni banorët, duhet t’i kompensoni këta. Pra, janë miliona euro në Mallakastër, në Patos, në Marinzë, Gorishtë, e Kuçovë, por nuk shkojnë te banorët! Pra jemi të vjedhur, jemi të shitur, jemi të keqtrajtuar, dhe ky me të drejtë do të quhet Revolucioni i Shqiponjave!