Protesta kombëtare më 28-29 nëntor kundër qeverisë Rama, aktivistët shpalosin banerin gjigant mbi Pallatin e Kulturës

24 Nëntor 2026
Datat 28-29 nëntor përveç festës së kombit, do të jenë edhe dy ditët e protestës kombëtare kundër qeverisë së Edi Rama. Përgatitjet po vijojnë intensivisht këto ditë dhe aktivistë po bëhen gati për një pjesëmarrje masive.
E pranishme do jetë dhe diaspora shqiptare, e cila pritet të jetë në shesh këto data.
Sakaq, aktivistët kanë shpalosur sot një baner gjigand mbi Pallatin e Kulturës ku shkruhet: 28-29 nëntor Protestë Kombëtare.