6 Korrik 2026

Byroja Kombëtore e Hetimit (BKH), ka zbarkuar në ASHK, një nga institucionet më të akuzuara për korrupsion dhe veprime të kundërligjshme.

Sipas burimeve kontrollet janë në kuadër të një hetimi të gjerë për disa drejtues dhe zyrtarë të Kadastrës në disa qytete të vendit.

Dyshohet për një skemë të organizuar korrupsioni që lidhet me tjetërsimin e pronave në bashkëpunim me grupe kriminale.

Në media ka raportime kontradiktore se i është sekuestruar telefoni drejtoreshës së ASHK-së, Lorena Goxhobelli. Është ende e paqartë nëse agjentët e BKH-së kanë kryer kontroll edhe në zyrën e Kryeregjistrueses.

Sipas informacioneve SPAK ka vendosur sekuestro mbi disa sipërfaqe të mëdha toke në zonën e Livadhit në Himarë që dyshohet se janë përfituar me falsifikime.

Hetimi përfshin kadastrat në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Elbasan.